Mjekët gjermanë japin lajmin shqetësues: “ Virusi mund të mos ikë kur të ngrohet moti”!

Koronavirusi i ri mund të përhapet me shpejtësi në javët dhe muajt e ardhshëm dhe dy të tretat e popullsisë do të infektohen. Kjo nuk ka gjasa të ndryshojë kur të ngrohet përsëri moti dhe të marrë fund sezoni klasik i ftohjes ose gripit, thotë Christian Drosten, virologu kryesor në spitalin e Berlinit Charité, i cituar nga DW. Sidoqoftë, infeksioni do të shfaqet në formë të butë në shumicën e personave të infektuar.

Një shumicë e popullsisë do të ketë formuar në vjeshtë antitrupa kundër SARS-CoV-2, kur të vijë vala tjetër e ftohjes.

Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shkalla e vdekshmërisë rritet në mënyrë eksponenciale nga mosha rreth 65 vjeç.

Në Kinë, për shembull, shkalla e vdekshmërisë së personave të infektuar deri në moshën 40 vjeç ishte 0.2%, por midis moshës 70 dhe 79 vjeç, shkalla e vdekshmërisë tashmë ka arritur 8%, dhe nga 80 vjeç, shkalla është 14.8%.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article