Njerëzit në vende të tëra po mbyllen në shtëpi nga koronavirusi, Robert Berisha thërret fansat në koncert: “ Mos kini frikë..”!

Në Itali, përpara dy, tre javësh njerëzit mendonin se koronavirusi nuk është më shumë sesa një grip i zakonshëm e do të kalojë shpejt, ndaj shumë prej tyre vazhduan jetën si normalisht.

Sot Italia është e gjitha në karantinë e vala e sëmundjes nuk po frenohet dot, me 349 vdekje vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Frika ka pushtuar edhe Shqipërinë, ku virusi ka mbërritur tashmë e sot shënohen 51 raste të prekurish. Por Robert Berisha nuk bindet nga ajo që kemi parë të ndodhë në vende të tjera, e mendon se situata duhet marrë më lehtë. Në një video nga Nju Jorku, ai thoshte se shqiptarët nuk iu trembën serbëve e jo më koronavirusit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @vipscreen on

Madje ka nxjerrë dhe një moto të vetën : “Nuk je shqiptar i vërtetë nëse trembesh nga virusi”.

Ndryshe nga sa kanë vepruar mjaft artsittë të tjerë, Roberti e mbajti koncertin e planifikuar në Nju Jork, por situate botërore tregon se gjendja është serioze, e nuk “ ka shaka” me këtë virus, për të cilin dihet shumë pak dhe nuk ekziston një kurë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article