KreuCelebrity

Rrëfimi tronditës i mjekes italiane të sëmurë nga koronavirusi: 43 vjec dhe…

“ Jam 43 vjec dhe përpara se të sëmuresha nga koronavirusi, gëzojë shëndet të plotë”; rrëfimi rrënqethës i mjekes veterinere italiane, Daniela De Rosa, është përhapur me shpejtësi në internet, si dëshmi direkte e pasojave që mund të ketë sëmundja, që në fillim, shumë e neglizhuan. Në një video të shpërndarë nga dhoma e saj e spitalit, Daniela përpiqet të bëjë pikërisht këtë: të ndërgjegjësojë mbi agresivitetin e vërtetë të COVID 19 .


“ Jam mbyllur në izolim prej aq shumë ditësh sa nuk i numëroj më; nuk hap dot dritaren, nuk kam kontakte me asnjeri përvec mjekëve që vijnë për të më kontrolluar parametrat; edhe kur ma sjellin ushqimin, e lënë pas derës.  Koronavirusi më shkaktoi një pneumoni shumë të fortë në të dy krahët, e cila më la me insuficiencë të rëndë respiratore. Unë jam një grua 43 vjecare e përpara këtij episodi, gëzoja shëndet të plotë, kur papritur e gjeta veten të lidhur pas këtij respiratori, duke luftuar me vdekjen dhe me Covid 19. Kjo ndodhi pas vdekjes së tim eti, eksperienca më e keqe e jetës sime. Kam luftuar që të mund të kthehem tek familja ime, tek vajzat e mia, dhe sot, pas tamponit të parë negativ, mora më në fund pak frymë e lehtësuar”, dëgjohet të thotë ajo në video, duke shtuar se nuk ka fjalë për të përshkruar eksperiencën e tmerrshme të këtyre ditëve. “ Nëse nuk prekesh nga një fatkeqësi e tillë, dhe t`i afrohesh kaq shumë vdekjes, nuk do ta kuptosh dot asnjëherë dhimbjen dhe dëshpërimin që provohet”, ishin fjalët e mjekes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF