KreuStil Jetese

Brenda marrëdhënies së çiftit: Formula e suksesit dhe ajo çfarë i NDAN Arbanën dhe Eduartin!!!

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj përveç historisë së bukur të dashurisë i bashkon siç dihet edhe puna e përbashkët që bëjnë prej vitesh tashmë në Top Channel.

Ajo autore dhe prezantuese e ai regjisor i një prej programeve më të ndjekura “prime time”, çifti ka gjetur çelësin e suksesit për të qenë dyshja ON TOP e ekranit shqiptar dhe që faktet e shikueshmëria kanë treguar se funsionojnë më së miri si çift në punë.

Mirë është, ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi person pa të cilin nuk do ta mund ta bëja këtë emision”– u shpreh prezantuesja pak kohë më parë në Instagram kur u puet se si është të punosh me partnerin e saj duke përshkruar që puna bashkë ka edhe ato përplasjet e vogla por që i japin aq lezet dyshes Osmani-Grishaj!

Siç edhe Bordo ka shkruar në një artikull të mëhershëm, regjisori ka absolutisht një pjesë të mirë të meritave për Arbanën kaq sociale dhe të hapur ndaj publikut që e ndjek me kërshëri në Instagram e që janë në rresht e gati për të screenshot-uar recetat e saj e për të ditur si është përditshmëria e prezantueses ikonë të Top Channel.

Sakaq, janë dyerve të Top Channel, Arbana dhe Edi janë dy të dashuruar dhe patjetër një ndër çiftet më të dashura për publikun, që përbëjnë lajm dhe interes qoftë edhe me një selfie ku thonë “Mirëmëngjes” apo që janë në vëmendjen e paparazëve teksa ecin të kapur prej dore në rrugët Tiranës apo të pranishëm në eventet e pakta ku zgjedhin të shkojnë.

Formula e tyre e suksesit? Mesa duke ka brenda ingredientin dashuri në doza të mëdha!


Me një kimi e buzëqeshje që rrezaton sa herë, Arbana dhe Eduarti janë bashkë edhe për pasionet që ndajnë bashkë. Adhurues të udhëtimeve, eksplorimit, kinematografisë dhe ushqimit, dyshja ama si “për syrin e keq” ka një gjë që i ndan që është shumë e rëndësishme për regjisorin por “e urryeshme” nga ana e Arbanës.

A e dini se ekziston një pasion që çifti nuk e ndan bashkë?!


Po, po është sporti, aktiviteti fizik apo palestra. Këto janë pasionet e regjisorit që Arbana herë-pas-here detyrohet t’i ndjekë për të qenë krah partnerit por ama s’ka kurrëfarë interesi për të qenë në shkallët e stadiumit, nuk është fanse e palestës e aq më keq e vrapit nga kodrat e liqenit.

Këtë të fundit Grishaj nuk e lë as në këto ditë izolimi, përkundrazi me kostumin e tij sportiv mund ta gjesh duke vrapuar në rrugët e boshatisura të kryeqytetit dhe këtë e ka vulosur komenti i kunatit të tij, Sidritit vëllait të vogël të Arbanës.

Nuk ka virus që e ndal Eduart Grishajn”- shkruan ai teksa e xhiron regjisorin duke vrapuar në periferi të Tiranës.

Në të gjitha këto pasione duket se “Edushi”, siç e thërret Arbana me përkëdheli, atij i duhet të jetë vetëm!

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF