KreuCelebrity

C`po ndodh? Trump thotë se koronavirusi zgjat deri në korrik, Gjermania përgatitet për dy vjet!!!

Sinjalet që vijnë nga krerë shtetesh dhe ekspertët janë shqetësuese: pandemia e koronavirusit mund të mos largohet dhe aq lehtë! Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se situata e koronavirusit në “ Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojë deri në korrik apo në gusht”, e për të parën herë e pranoi hapur se  “ gjendja nuk është nën kontroll”.

Autoritetet amerikane kanë nxjerrë udhëzimet e reja për sëmundjen, ku theksohet se për shumicën e popullatës, infektimi me koronavirus do të shkaktojë probleme të vogla, simptoma të lehta si kollë dhe temperaturë. Për disa, sidomos për personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndeti, mund të sjellë komplikacione, ndër të cilat pneumoni.

Ndërkohë Instituti prestigjioz shkencor në Gjermani “Robert Koch” e rriti shkallën e rrezikut të infeksionit Covid 19 në Gjermani. Tani ajo shihet si “e lartë”. Deri më tani ky institut e kishte kategorizuar rrezikun si “mesatar”.

Arsyeja është rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Gjermani. Sipas drejtorit të institutit Robert Koch pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet. “Në rastin ekstrem  kjo mundësi ekziston”, deklaroi Lothar Wieler, edhe pse theksoi se gjendja duhet të rivlerësohet rregullisht.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF