KreuStil Jetese

Pas futbollistit të njohur, infektohet me koronavirus e fejuara!

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë i Seria A që u infektuar me Covid-19.

Rezultati pozitiv i testit të mbrojtësit të Juventusit bëri që e gjithë skuadra të izolohej dhe të kryente testet për të parë nëse ishin infektuar edhe të tjerë sportist.

Pak ditë pas lajmit, tashmë tashmë ka rezultuar se njësoj si futbollisti e infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe e fejuara e tij, Michela Persico.

Lajmin se testi i Covid-19 i ka dalë pozitiv e ka dhënë vetë modelja italiane në një postim në Instagram, ku ka shtuar se nuk ka simptoma dhe se ndihet shumë mirë në shtëpi, gjë që ia rekomandon ta bëjnë edhe të tjerët.

Përshëndetje. Kam marrë përgjigjen e testit dhe kam rezultuar pozitive ndaj koronavirusit, por josimptomatike. Jam mirë dhe ju siguroj se gjithçka do të shkojë mirë. Qëndron në shtëpi”, shkroi Michela Perciso.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF