“Syri.net” televizioni më i ri rrëmben dy gazetarët e njohur!

Ekranit shqiptar së shpejti do t`i shtohet një tjetër televizion, i cili tashmë ka blerë frekuencat e tij dhe pas pak kohësh do të nisë transmetimet.

Pak ditë më parë gazetari Adi Krasta në facebook-un e tij bëri me dije se ai i ka thënë Po ftesës për t’u bërë pjesë e skuadrës së “Syri.net“.


Por ky televizion ka ‘rrëmbyer’ edhe dy emra mjaft të njohur të gazetarisë shqiptare; Andi Bejtja dhe Juli Kristafi!


Dy emrat e njohur të medias kanë lajmëruar në llogaritë e tyre në rrjetin social facebook për impenjimin më të ri në karrierën  e tyre si pjesë e televizionit të ri.


Ndonëse ende nuk është publikuar një datë zyrtare për hapjen e frekuencave të  “Syri.net”  duket se nisur nga emrat që po i bashkohen këtij televizioni, ambicja është e fortë për të hyrë në tregun mediatik viziv!

Previous ArticleNext Article