KreuStil Jetese

Ish i dashuri i Rita Orës i infektuar me koronavirus!!!

Andrew Watt, producenti dhe kitaristi i albumit të ri të Ozzy Osbourne “Ordinary Man” ka zbuluar se ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ish-i dashuri i Rita Orës ka treguar se po e ndan lajmin me publikun për të treguar seriozitetin dhe kërcënimin e asaj çfarë po ndodhë vërtetë në botë në këto momente.

12 ditë më parë, mëngjesin e 6 Marsit unë nisa të ndihesha sikur më kishte goditur një autobus”-, tha Watt. “Nuk mundesha as të ngrihesha nga krevati për ditë të tëra dhe nisa të kem ethe”. Ndonëse një mjek i tha se ai nuk mund të kishte koronavirus, ai zgjodhi të vetëkarantinohej.

Ai tha se kur simptomat e tij u përkeqësuan, kërkoi t’i bëhej testi i Covid-19 dhe dje pasdite ka marrë përgjigje se rezulton pozitiv dhe i infektuar me koronavirus.

“Unë jam djalë i ri e i shëndetshëm dhe do ta kaloj këtë. Por ka kaq shumë njerëz në jetën time dhe në botë që ndoshta nuk mund ta kapërcejnë këtë për shkak të moshës së tyre dhe / ose për shkak të një sistem imuniteti të kompromentuar. … Kjo është arsyeja pse unë jam duke shkruar këtë postim…. kjo nuk është shaka. Qëndroni brenda, rrini të sterilizuar. Ju lutemi ndaloni gjithçka dhe kujdesuni për veten dhe njerëzit që doni e që keni rreth jush derisa ta kalojmë këtë. Të kesh mentalitetin, ‘Unë jam i ri, kjo nuk mund të më ndikojë ‘, është budallik dhe kaq e rrezikshme për të gjithë njerezit rreth jush. Distanca sociale është të mbrosh nënën dhe babin e dikujt, gjyshen e dikujt … nuk ka të bëjë me ty. Bëhet fjalë për të qenë bashkë si një ekip për ta luftuar këtë. Qëndroni të sigurt “– tha 29-vjeçari.

Producenti muzikor i artistëve të njohur si Post Malone dhe Camilla Cabello, njeriu që fshihet pas hitit “Senorita”, njihet edhe për romancën e tij me artisten me origjinë shqiptare Rita Ora.

Watt dhe Ora kanë pasur një lidhje 3-vjeçare me ndarje dhe rikthimd deri ne tetor të 2019-ës kur u ndanë përfundimisht.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF