KreuStil Jetese

“Ka pasur lot, shpërthime, dilema…”; Rudina Dembacaj hap zemrën: Ja si e thërret vajza Markun dhe si e përballoi familja lidhjen me ish-deputetin

Rudina Dembacaj ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve dhe kuriozitetit të disa prej ndjekësve të saj përmes opsioni “Answer Me” në Instagram.

Ndër pyetjet që i janë drejtuar aktores së humorit nuk kishin si të mungonin ato lidhur me përjetimet dhe historinë e dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku, të cilave 32-vjeçarja i është përgjigjur pa dorashka dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë

Ajo pranoi se kur familja e saj ka mësuar ndarjen nga ish-bashkëshorti Aleksandër dhe lidhjen e Dembacajt me Frrokun ka reaguar si çdo familje që dëgjon ndarje.

Mërzi, trishtim, etj…por ama shumë mbështjetje! Falë familjes sime unë nuk jam ndjerë kurrë vetëm. Kam parë prindër që hiqen si të “emancipuar” dhe me nivel por kur vjen dita për të mbështetue vajzën kanë turp nga fisi”,– ka thënë Rudina.

Ndërkaq aktorja zbuloi se vajza e vogël Viktoria i thërret partnerit të saj “xhaxhi Maku” duke treguar edhe njëherë se raportet mes fëmijëve të tyre janë vërtet të mira.

 

Sa i përket vendimit për t’u divorcuar, Dembacaj iu përgjigj një ndjekësi se ndarja ka qenë shumë e vështirë e se nuk ka ndarje të lehta. “Lot, dilema, shpërthime por Aleksi është shumë i komunikueshëm, po ashtu edhe unë dhe ja dolëm”,– ka thënë ajo.

 

Peej disa muajsh tashme Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë çift dhe krahas të qënurit partner në jetë, janë gjithashtu partner në biznes pasi drejtojnë së bashku “Courmeum”, një ndër restorantet më të njohura në Tiranë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF