KreuCelebrity

Koronavirusi e lë princeshën pa martuar!

Në fillim ishte skandali seksual i të atit, pastaj skandali i shkëputjes së princit Harry dhe bashkëshortes Meghan Markle nga familja mbretërore, që e detyruan princeshën Beatrice të shtynte dasmën. Ajo më në fund e “ preu” datën në 29 maj. Por duket nuk qenka e thënë që planet e kushrërirës së Harry-t dhe  Williamit të realizohen, të paktën jo tani shpejt!

Me shpërthimin e koronavirusit në Britaninë e Madhe, familalja mbretërore njoftoi se ceremonia është anulluar, dhe do të merren parasysh këshillat qeveritare përpara se të caktohet një datë tjetër.

Në pritjen që do të organizohej në kopshtin e Buckingham Palace, do të merrte pjesë dhe mbretëresha 93 vjecare. Princesha do të lidhë kurorë me Edoardo Mapelli Mozzi, familja e të cilit jeton në Lombardinë e goditur rëndë nga virusi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF