KreuCelebrity

Studimi mbi koronavirusin: njerëzit me këtë grup gjaku preken më shumë nga sëmundja!

Sipas ekspertëve kinezë, nga hulumtimet mbi personat e infektuar në vendin që u kthye në epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit, rezulton se njerëzit me grup gjaku A kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundja.

Më rezistentë, rezultojnë të jenë me grup gjaku 0.

Studimi u krye në mbi 2,000 pacientë të infektuar dhe u vu re se simptomat më të rënda i kishin ata me grupin A, të cilët shfaqën dhe normë më të lartë të infeksionit. Grupi 0 duket e kalon më lehtë.

Nisur nga kjo, hartuesit e studimit këshillojnë që njerëzit me gjaku A ta ruajnë sa më shumë distancën sociale, sepse ata janë më të prirur të përfundojnë në trajtim intensive. Por kjo sigurisht nuk nënkupton se ky grup patjetër duhet të preket nga virusi, ashtu sic edhe 0 nuk tregon se jeni 100% të sigurtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF