KreuBusull

Ju duhet të shkoni në bankë?! Ja oraret kur këto subjekte i gjeni hapur!

Një vendim i fundit i qeverisë për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve gjatë dy fashave orare ka bërë që dhe bankat të reduktojnë oraret e tyre.

Vendimi i qeverisë parashikon se dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Bankat po njoftojnë klientët përmes mesazheve për oraret e kufizuara të punës, që përgjithësisht janë nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 9:00 ose 10:00.

Kufizimi i lëvizjeve, me qëllimin shmangien e grumbullimit të njerëzve, sipas qytetarëve mund të sjellë të kundërtën, pasi në këto orare do të ketë dyndje në rrugë për të mbaruar punë në banka (që mund të krijojë radha) ose për të kryer detyra të tjera të domosdoshme.

Pas përhapjes së koronavirusit, Bankat kanë vijuar aktivitetin, ndonëse me personel të reduktuar dhe disa me orare të kufizuara dhe duke hapur kryesisht degët kryesore.

Shërbimi ndaj klientëve është kryer nën masat e rekomanduara të sigurisë, ku klientët e mbajnë radhën në distancë njëri nga tjetri jashtë ambienteve të bankës. Kur hyjnë në bankë u kërkohet të dezinfektojnë duart, ndërsa qëndrojnë në distancë më shumë se një metër nga punonjësi i bankës gjatë kryerjes së shërbimit.

Monitor. al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF