Miku i ndërron jetë nga koronavirusi, Bebe Rexha e tronditur: “ Merreni seriozisht”!

Virusi që vinte nga Kina dukej shumë i largët në fillim për Shtetet e Bashkuara. Por tani që bilanci i vdekjeve atje mbërriti në 154 e i prekurve, 10.700, autoritetet dhe vetë banorët kanë nisur ta marrin më seriozisht Covid 19-tën.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u përpoq dhe ajo të sensibilizonte përmes një mesazhi drithërues. “Kjo nuk është një shaka. Një miku I një mikut tim sapo vdiq nga koronavirusi në moshën 45-vjeçare. Rrini brenda asaj dreq shtëpie dhe bëni detyrën tuaj qytetare. Ju lutem,” ka shkruar Bebe, duke përcjellë kështu të gjithë frikën e saj.

Më tej, këngëtarja ka dhe disa fjalë për presidentin Trump. “Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat për qiratë, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa koronavirusi të jetë nën kontroll. Miliona amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurtë”, shkruan ajo.

Previous ArticleNext Article