KreuCelebrity

“ Na kanë mbaruar”; vdes mjeku italian që punoi pa doreza!!

Vetëm pak përpara se të vdiste dhe vetë nga koronavirusi, Marcello Natali, mjek në Codogno, kishte thënë në një intervistë për Euronews se po punonin pa mjetet e duhura mbrojtëse me pacientët e prekur nga Covid 19, pasi ato kishin mbaruar.

“Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirusin; si mjekë të periudhës postantibiotikëve, u rritëm me idenë se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”, ishin fjalët e 57 vjecarit. Fatkeqësisht, Natali ndërroi jetë pas një pneumonie të rëndë në të dy krahët, pasojë e koronavirusit. 14 mjekë të tjerë në Codogno kanë qenë në karantinë që prej 28 shkurtit.

Në Bergamo, thuhet se nga 600 mjekë që janë gjithsej, 110 janë të sëmurë. Shumë vende europiane po përballen me problemin e mungesës së dorezave, maskave mjekësore si dhe mjeteve të tjera si dezinfektuesi i duarve, pasi kërkesa për to është rritur ndjeshëm nga paniku që ka përfshirë njerëzit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF