KreuStil Jetese

Për herë të parë: Anullohet Eurovison 2020

Për shkak të situatës pandemike shkaktuar nga koronavirus, Eurovision 2020 që do të mbahej në muajin maj është anuluar.

Lajmin e kanë bërë të ditur për publikun organizatorët e festivalit me anë të një postimi të bërë në faqet zyrtare në rrjetet sociale. Sipas njoftimit zyrtar festivali europian i këngës do të shtyjë organizimin me një vit dhe se po dakortësohet që ai të mbahet sërish në Rotterdam.

Me keqardhje të thellë ne duhet të shpallim anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Rotterdam.

Gjatë javëve të fundit ne kemi eksploruar shumë mundësi alternative për të lejuar që konkursi i këngës Eurovision të zhvillohet.

Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë pjesëmarrëse dhe autoritetet Hollandeze – bënë që Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) të marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdojmë me ngjarjen live siç ishte planifikuar.

Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, pa ndërprerje, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona tifozë në të gjithë botën, jemi jashtëzakonisht të pikëlluar që nuk mund të zhvillohet në maj.

EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe Qyteti i Rotterdam-it do të vazhdojnë një bisedë në lidhje me mbajtjen e Konkursit të Këngës në Eurovision në 2021.”

Shqipëria do të përfaqësohej këtë vit nga Arilena Ara, fituesja e vendit të parë të Festivalit të Këngës së RTSH-së.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF