KreuCelebrity

Shkencëtarët amerikanë: Ja për sa kohë rri në ajër koronavirusi!

Shkencëtarët e Institutin e Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në SHBA kanë bërë një zbulim shokues: koronavirusi mund të ruajë aftësitë ngjitëse në pikëza sekrecionesh që pluskojnë në ajër për tre orë; ai po kështu mbetet aktiv në sipërfaqe të ngurta për ditë me radhë.

 

Shkencëtarët përdorën një mjet që spërkat pikëza të lëngshme të cilat e  përmbajnë virusin, të ngjashme me sekrecionet që lëshon një person në ajër kur kollitet apo teshtin, thotë VOA. Provat treguan se virusi që ndodhet në këto pikëza të përcjella përmes kollës apo teshtimës, mbetet aktiv dhe i aftë të infektojë individë të tjerë për të paktën tre orë në ajrin e infektuar.

Në sipërfaqe plastike dhe çeliku, virusi diktohet deri në tri ditë pas infektimit të sipërfaqes. Në sipërfaqe kartoni nuk mbijeton pas 24 orësh.

Shkencëtarët thonë se duhen 66 minuta për virusin që të humbasë funksionimin e gjysmës së përbërësve të tij nëse ndodhet në gjendje pluskuese në ajër, dhe tre orë pas përhapjes sekrecioneve në ajër, 12.5% e tij vazhdon të jetë aktiv.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF