Zemërgjerësia e markave italiane: ja ç’kanë dhuruar për luftën kundër Covid-19!

Moda ne kohën e koronavirus ndalon por nuk dorëzohet. Kështu, edhe pse nga nje anë markat kanë anulluar evente e sfilata të shumta për javët në vijim, nga ana tjetër nuk po qëndrojnë aspak duarkryq. Pêrkundrazi!

Mes protagonistëve të modës ka plasur nje garë të vêrtete solidariteti ( Urra! Ky është konkursi që na pëlqen!) që arrin shifra rekord për kërkimet dhe për spitalet e përfshira në luftën kundër covid-19.

Janë të shumta markat e modës italiane dhe brandet e luxit që në këto ditë janë mobilizuar për të zbutur emergjencen conavirus.

Duke e nisur nga zemergjerësia e Giorgio Armani, deri tek përfshirja e Chiara Ferragni , e cila perdor te gjithe popullaritetin e saj jo vetem per sensibilizuar followrsat e saj në rrjetet sociale ne lidhje me rëndëne e të qëndruarit në shtëpi, por edhe për të mbledhur fonde. Gjithashtu Prada dhe Donatella Versace dhe shumë të tjerë nuk kanë qëndruar aspak indiferentë…

Prada
Andministratoret dhe presidenti i Prada kanë dhuruar dy makinerite reanimacioni për terapi intensive  për secilin nga spitalet e Milanos.

Sergio Rossi

Sergio Rossi ka zgjedhur të ndihmoje konkretisht spitalin ASST Fatebenefratelli – Sacco di Milano duke dhuruar 100.000 euro e duke i hapur nje sfidë të gjitha grave që prej vitesh duan te veshin koleksionet e tij. Nga data 14 mars deri me 20 mars 100% e shitjeve online do të dhurohen për luftën kunder Covid-19.

Donatella Versace dhe Allegra Versace

Donatella Versace dhe e bija, Allegra Versace Beck, deklaruan se do të dhurojne 200.000 euro Departamentit të terapise intensive te spitalit San Raffaele ne Milano për luftën kundër Covid-19 . « Në kohe të tilla duhet të jemi të bashkuar e të mbështesim në çdo mënyrë të mundshme të gjithë ata që janë në linjë të parë duke luftuar për të shpëtuar qindra jete. Për këtë arsye, Allegra dhe unë , kemi vendosur të dhurojme 200.000 euro departamentit te terapise intensive te spitalit San Raffaele ne Milano. Zemrat tona jane me te gjithe ata qe jane goditur nga kjo semundje dhe me te gjithe mjekët e stafit mjekësor që punojnë si heronj pa u lodhur për t’u kujdesur për të dashurit tanë.

Benetton
Benetton, ka vendosur të dhurojë 3 milion euro për të mbështetur projektet dhe nevojat urgjente te 4 insituteve spitalore për emergjencen e COVID-19 në Itali.

Giorgio Armani

Grupi Armani dhuron 1.25 milion euro spitaleve Luigi Sacco, San Raffaele e Istituto dei Tumori di Milano, Spallanzani di Roma.

Chiara Ferragni

Chiara Ferragni dhe Fedez, kanë dhuruar 100.000 euro e gjithashtu kanë hapur një fushatë mbesështetje me shoqatën ‘Gofundme’ e cila është e destinuar të krijojë vende të reja me krevate ne reanimacionin e spitalit San Raffaele di Milano, pjese e grupit San Donato, të cilët këto ditë janë të domosdoshme për emergjencën sanitaire të coronavirus si dhe për të kuruar çdo pacient pa pagesë. « Shpresojmë që nisma jonë të sensibilizojë njerëzit ne Itali dhe jashtë shtetit, për gjendjen e coronavirus në të cili jemi përfshire »: thanë Ferragnez. Ndërkohe që fondet rriten Chiara Ferragni dhe Fedez bëjnë të ditur se do t’i shtojnë shumës së mbledhur edhe 250.000euro te tjera.

Elisabetta Franchi

Gjithashtu Elisabetta Franchi ka hapur një nismë në ‘Gofundme’ në mbështetje të spitaleve që janë në vështirësi për të përballuar emergjencen e covid-19.

Dolce&Gabbana
Që para ‘Milano Fashion Week’, Dolce&Gabbana zbriti në ‘fushê betejë’ për të mbështetur aktivitetin e Humanitas University për të luftuar coronavirus të drejtuar nga profesor Alberto Mantovani: « E ndjenim që duhet te reagonim: Të mbështesesh kërkimet shkencore është një detyrim moral; shpresojme që kontributi ynë të jetë ndihmues në këte problem dramatik » kane deklaruar Domenico Dolce e Stefano Gabbana.

Bulgari

Bulgari ka mbështeur menjëherë shkencën për luftën kundër coronavirus me një donation te rëndësishëm repartit kërkimor të spitalit Lazzaro Spallanzani di Roma. Donazioni i bulgari beri te mundur blerjen e një mikroskopi të ri te fjalës se fundit.

Previous ArticleNext Article