Çfarë t’i themi ish-it që u bë i gjallë në këtë periudhë karantine!

Po, po mund të ndodhi që pikërisht ai ose ajo që ju theu zemrën pa e vrarë mendjen, të bëhet i/e gjallë pas muajsh, ndoshta edhe vitesh nëpërmjet një ikone në instagram apo facebook pikërisht tani…

Ndoshta ju ka ndodhur edhe juve, dhe nëse gjysma prej nesh (e mençur) e injoron; gjysma tjetër është aty, e gatshme midis dëshirës për t’u përgjigjur, se në thelb “çfarë të keqe ka “.

Mirë le ta pranojmë që mund të ndjejmë nostalgji, sepse fundja ato që po të thotë duken më interesante se zhurma e fshesës së korendit që ka qenë muzika jonë ditët e izolimit,  por fiksojeni mirë një ish nuk është, e përsëris nuk është, në 90% të rasteve, personi në të cilin mund të gjesh rehati dhe qetësi, edhe kur prej 10 ditësh keni parë vetëm katër muret e shtëpisë.


Sigurisht që ekzistojnë përjashtime siç janë rastet magjike kur ju dhe i dashuri juaj jeni destinuar për të qenë bashkë(por sërish e kam të paqartê pse u kujtua pikërisht tani).


Teksa ju jeni në ditën e 10-të të izolimit dhe ai/ajo po ashtu, nëse ju vjen një sms nga ‘zjarri’ i vjetër, nê pamje të parë duket diçka e ëmbël dhe e zhytur në mendime, ndaloni për një moment të mendoni: por pse?


Përgjigja është me të gjitha gjasat shumë më keq se sa shpirtrat romantikë vazhdojnë të mendojnë.  Përgjigja është se një frikacak ose frikacake po mërzitet deri në vdekje dhe vjen duke trokitur në derën tënde duke shpresuar se do të të gjejë të mërzitur njësoj.


Ah, po ti je më finok, sigurisht s’do biesh pre e askujt që kërkon ngushëllim.
Marrë nga Elle, përshtatur nga bordo.al

Previous ArticleNext Article