KreuStil Jetese

Koronavirus pezullon Festivalin e Filmit në Kanë!!!

Festivali i Filmit në Kanë është shtyrë për herë të parë në historinë e tij për shkak të krizës së koronavirusit.

Festivali vjetor i filmit do të zhvillohej midis 12 dhe 23 majit, por për shkak të pandemisë së koronavirusit organizatorët kanë thënë të enjten që ngjarja ‘nuk mund të mbahet në datat e planifikuara’.

Nuk ka ende një plan të përcaktuar se kur do të mbahet Festivali i Filmit, por organizatorët po shohin mundësinë që ta organizojnë atë deri në fund të qershorit ose fillim të korrikut, por një vendim i tillë  është për t’u marrë në kohën e duhur.

Në këtë kohë të krizës globale shëndetësore, mendimet tona shkojnë te viktimat e COVID-19 dhe ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë duke luftuar sëmundjen.”- thanë organizatorët në një deklaratë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF