KreuStil Jetese

Mjeku Pëllumb Pipero: Koronavirus përhapet në këto 2 mënyra

Mjeku Pëllumb Pipero: Koronavirus përhapet në këto 2

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar sërish në “Opinion” për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të shumta të publikut.

Ai përsëriti apelin e tij për të qëndruar në shtëpi, për të larë sa më shpesh duart dhe për të shmangur kontaktet me njerëzit e tjerë.

Sipas Piperos, njerëzit duhet ta kuptojnë qartë rrezikshmërinë e Covid-19 dhe të mbajnë mend se si mund të përhapet apo infektohet sëmundja.

“Dora dhe spërklat e pështymës janë dy rrugët kryesore të infektimit”, tha mjeku.

“Nëse qytetarë lajnë sa më shpesh duart apo i dezifektojnë ato, atëherë kështu e ‘vdesin’ virusin’ sepse shmangur dhe kalimin e tij në gojë, sy apo hundë. Kjo do të thotë se edhe nëse ju keni rënë në kontakt me virusin me anë të duarve tuaja, nëse i lani ato pa prekur fytyrën, sytë, gojën dhe hundën ju e vrisni me anë larjes me ujë me sapun për më shumë se 30 sekonda.

Kontaktet me njerëzit dhe daljet nga shtëpia duhen evituar për shkak se spërklat e pështymës dhe takimi me njerëzit janë rruga e dytë e infektimit.

“Nëse qytetarët ndjekin hapat dhe rregullat dhe dëgjojnë këshillat e mjekëve do të dalim shumë shpejt nga kjo situatë. Nëse thyeni rregullt e izolimit atëherë e kemi humbur betejën me Covid-19”- u shpreh Pipero.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF