KreuCelebrity

Kledi Kadiu: “ Do i bini kokës me grushta”! Në Itali, bilanci i ri i vdekjeve është tmerrues!

Kledi Kadiu nuk dukej aq i qetë në lidhjen që pati me “Skype“ tëk News 24, ku tha se situata në Itali është vërtet alarmuese dhe ndihen të frikësuar pa masë. Shifrat janë vërtet tmerruese: 793 viktima të koronavirust vetëm në 24 orët e fundit. Balerini dhe koreografi i njohur, Kledi Kadiu, i këshilloi shqiptarët të nxjerrin mësim nga situata dramatike ku ndodhen italianët sot.

“ Është e paimagjinueshme, tani na ka kapur me të vërtetë shumë frika, me rreth 800 viktima. Kjo është një gjendje që po bëhet gjithnjë e më keq. Është dita e 13 që ne jemi izoluar nëpër shtëpi, që më 8 mars. Bëjeni llogarinë, se e kemi humbur edhe idenë e ditëve. Sapo na komunikuan dje në darkë që Rimini dhe shumë zona të afërme, që sot bëhen zonë të kuqe, pra që nuk mund të dalim fare, fare, në rrugë. Farmacitë, supermarketet, janë të hapura, por ke të drejtë të shkosh vetëm një herë në javë. Nëse vërtetohet se ke dalë dy herë, merr jo vetëm një gjobë të madhe, por denoncohesh edhe penalisht. Shqipëria bëri jashtëzakonisht mirë me rregulla të rrepta. Le të ankohen qytetarët, se kur të shohin si është gjendja, do t’i bien kokës me grushte. Ata duhet të thonë faleminderit që janë në shtëpi, se do të bëhet një tmerr i paparë. Nëse këtu në Itali shkel rregullat, është njëlloj sikur bën një vrasje, të mbetet njollë përjetë, pra do të quhet akt kriminal. Shqiptarët do ta paguajnë rëndë, nëse vazhdojnë të dalin jashtë”, tha Kledi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF