Ndërron jetë për shkaqe natyrale ikona e muzikës

Ikona e muzikës country, Kenny Rogers ka ndërruar jetë nē moshën 81-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar për publikun familja e artistit të ndjerë, e cila tha se ylli i muzikës ndërroi jetë për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në shtëpinë e tij Sandy Springs në Georgia.

Në deklatatën e bërë mëngjesin e të shtunës, familjarët thanë se për shkak të pandemisë së Covid-19, ata kanë planifikuar të kenë një ceremoni mortore plprivate, që do të pasohet me nje memorial publik në një datë të mëvonshme.

Kenny shiti dhjetëra miliona albume, ka fituar tre Grammy-s dhe ishte ylli i filmave televiziv duke e shndërruar atë në idhull në vitet ’70 dhe ’80.

Përgjatë karrierës së tij, artisti ka punuar keyesisht me partnere femra, por më e paharrueshmja ndër to është ikona Dolly Parton.

Kenny, i cili ka qenë 5 herë i martuar, së fundmi ishte bashkëshorti i Wanda Miller. Dyshja lidhi kurorë në 1997-ën dhe ishin bashkë që prej asaj kohe. Këngëtari dhe 52-vjeçarja janë prindër të dy djemve binjakë identikë të quajtur Jordan dhe Justin.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article