KreuCelebrity

Olta Daku nga shtëpia: “ Shumë frikë, kam vëllain në Itali”!!

Aktorja Olta Daku tregoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24” sesi po e përjeton izolimin në shtëpi. Fillimisht, tonet e humorit aq tipike të saj, nuk munguan. “Ja duke u vërdallisur nëpër shtëpi. Luftë me frigoriferin, o unë, o ai, dhe në fund fitoj unë.  Ua çfarë surprizash paskam pasur nëpër shtëpi, nuk e paskam ditur”, tha Olta.

Por më tej ajo shtoi situata I duket një tmerr, gati-gati si ato filmat me shpërthime virusesh.

“Shumë frikë kam. Kam frikë për prindërit, për familjarët, për vëllain që është në Itali. Atje është izolim total, por fatkeqësisht vëllai është i detyruar të shkojë në punë. Na ka zënë ky tmerr. Dje teksa vërdallisesha, shikoj pocin që lëvizte. Për një sekondë jam veshur. Po merrem me aktivitetin tim artistik, lexoj etj. Fiks si disa filma me virus. Gjithmonë kam frikëra”, u shpreh ajo. Në fund, aktorja pati dhe një mesazh të qartë për shqiptarët. “E keqja nuk ka fund. Kujdesuni për veten dhe për të afërmit. Është jashtë logjikës normale që mos të kujdeseni. Ju lutemi, rrini në shtëpi, që të shpëtojmë e të shijojmë jetën tonë. Ju lutem, qëndroni në shtëpi”, ishin fjalët e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF