KreuStil Jetese

Chiara Ferragni ka një mesazh për ne!

Chiara Ferragni, Fedez dhe vogëlushi I tyrei Leo po kalojnë momentet më të bukura në familje në këto ditë izolimi. Chiara ndan video plot humor në rrjet, por këtë herë ka përcjellë një mesazh për ndjekësit e saj.
Duke u kthyer pas në kohë, Ferragni ka postuar foton e 7 viteve më parë. “Isha në Marfa, gati për të përfunduar një lidhje 7-vjeçare, për të lëvizur një muaj më pas në Los Anxhelos”, ka shkruar ajo.


Më pas, në një foto të dytë të katër viteve më parë, ku Chiara shihet në Malibu, ajo ka rrëfyer se pikërisht ky ishte momenti kur sapo kishte përfunduar një tjetër romancë, që nuk ishte e duhura për të.


Dhe vetëm një vit më pas, Ferragni takoi Fedez, njëkohësisht bashkëshortin aktual, që siç thekson ajo: “Më bëri më të lumtur se kurrë”…


“Bashkë më të [Fedez] bëmë vogëlushin më të mirë dhe përjetuam emocionet më të forta”, ka shtuar Ferragni, duke postuar edhe një foto të Leo-s vetëm një ditë pas lindjes.


Të gjitha këto kujtime, Chiara i ka ndarë për të përcjellë një mesazh në ditë si këto që po kalojmë. “Ajo që po përpiqem të them është që jeta është sa e bukur, aq dhe e çuditshme dhe ti duhet të shpresosh që herët ose vonë, gjithçka do ta gjejë rrugën e vetë.

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF