KreuCelebrity

Për shkak të xhelozisë, Dojna ka thyer orendinë që ne përdorim më shpesh këto ditë!

Teksa po mbyllim javën e dytë të izolimit në shtëpi në familjen tonë, dhe me siguri edhe tuajën, frigoriferi është ai të cilit i biem më shumë në qafë, gjatë 24 orëshit të ditës, 7 ditshit të javës e kështu me radhë, duke shpresuar që kjo situatë të mos zgjasë më shumë.


Në programin “Pop Culture’ në Top Channel, që kêtë sezon moderohet vetëm nga vajza, ‘të zonjat e shtëpisë’ diskutuan këtë të shtunë rreth xhelozisë. Dojna Mema madje rrëfeu një moment personal kur për shkak të xhelozisë ka thyer frigoriferin me gjithë çka brenda.


“Unë përshembull kam thyer një frigorifer, thjesht e kam shtyrë”; tha Dojna në program ndërsa ne ju bëjmë thirrje të gjithë xhelozëve të mos e provojnë në shtëpi, nëse nuk doni të kaloni një karantinim pa mikun e këtyre ditëve; frigoriferin.
Hë sa herë e keni hapur e mbyllur derën e frigoriferit deri tani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF