KreuCelebrity

Shkëlzen Jetishi shoqërohet në polici; shkeli rregullat e karantinimit!

Artisti i njohur nga Kosova është bërë pjesë e një incidenti pasi duke shkelur rregullat e izolimit, ai është patrulluar nga policia rrugëve të qytetit të Gjakovës.


Jetishi është shoqëruar në stacionin e policisë se  Gjakovës pasi ka dalë nga shtëpia duke shkelur urdhërin e autoriteteve kosovare për vetizolim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.
Ndërkohë Kosova numëron 31 persona të infektuar me Covid-19 dhe dita e sotme shënoi edhe viktimën e parë në Kosovë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF