Si e kalon periudhën e karantinimit Ilir Shaqiri: “Bëjmë dashuri gjithë ditën!”

Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites “me Evi Reçin.
Në një intervistë nëpërmjet Skype, Shaqiri ka kanë treguar se si janë duke i përjetuar këto ditë në izolimi me bashkëshorten dhe vajzën Emily. “Përqafohemi gjithë ditën puthemi gjithë ditën, bëjmë dashuri gjithë ditën, gjë më të bukur nuk ka! Problemi është që të kalojë sa më shpejt që t’i kthehemi punës dhe të krijojmë të ardhmen tonë. Kjo situatë është diçka që askush nuk e kishte menduar”, tha Shaqiri.

Balerini i njohur gjithashtu bën javën e tretë në karantinë teksa bëri një apel të fortë dhe për shqiptarët.“Unë kam tre javë që jam izoluar në shtëpi. E gjithë Italia është përfshirë nga kjo kolerë botërore. E gjithë Italia është në izolim dhe janë marrë masa, por se kuptoj pse nuk janë bërë më shpejt. Unë kam prindërit në Shqipëri. Ka nevojë për një rregull dhe disiplinë më të madhe. Unë se kuptoj që sesi njerëzit dalin rrugëve. Brezi ynë ka ardhur të marrë situatën në dorë, të izolohen në shtëpi, ti jepet mundësia këtij shteti të izolojnë sa më shumë këtë kolerë. Nuk e kuptoj indiferencën e këtij populli.
Unë shikoj video të Shqipërisë, se si dalin, qeshin, pinë kafe.

Nëse keni dashuri për veten dhe familjen mbylluni në shtëpi dhe zbatoni rregullat. Uroj që Zoti të shikojë shqiptarët dhe Shqipërinë dhe shpresoj që situata të kufizohet sa më shumë. Këtu në Itali mjeket qajnë, nuk kanë vend për të sëmurët, nuk ka varre, kufomat po digjen dhe familjarët nuk i takojnë. Qëndroni në shtëpi sepse koha do jetë e gjatë. Jepini mundësi shtetit që të bëj punën e vetë”, përfundoi balerini.

Previous ArticleNext Article