KreuCelebrity

Cdo gjë për të luftuar sëmundjen: Italia teston ilacin japonez!

Pas njoftimi të bërë një ditë më parë nga presidenti i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia, ka mbërritur drita jeshile e ministrit të shëndetësisë atje, Robert Speranza për të provuar ilacin japonez “Avigan”. Medikamenti duket ka dhënë rezultate mjaft  pozitive te pacientët e prekur nga Covid 19.

“ Drejtori i përgjithshëm i Aifa (Institutit Farmaceutik), Nicola Magrini, më njoftoi se me mbledhjen e  Komitetit Teknik-Shkencor këtë mëngjes, pas një analize fillestare të të dhënave në dispozicion që kanë të bëjnë me ‘Avigan’, po zhvillohet një program eksperimentimi dhe kërkimi për të vlerësuar ndikimin e ilaçit në fazat e para të sëmundjes”, deklaroi ministri.

 

Edhe “FUJIFILM Toyama Chemical”, e cila prodhon ilaçin, gjithashtu sqaroi se ky ilaç aktualisht po administrohet tek pacientët e Covid-19 në Japoni për një studim vëzhgues të kryer nga institucionet mjekësore. Fujifilm thotë se studimet klinike janë të nevojshme për të vlerësuar plotësisht  efikasitetin dhe sigurinë e këtij ilaci!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF