KreuFashion

Jo më shumë se 50 gr sheqer industrial në ditë!

Një i rritur duhet të konsumojë maksimumi 50 gram sheqer industrial në ditë, pak a shumë aq sheqer sa ka në një kanaçe pije freskuese. Kush e respekton këtë nivel mund të konsumojë rreth 10% të kalorive të përditshme në formën e sheqerit, shprehen ekspertët. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një limit të tillë, ndonëse në një dokumet të publikuar së fundmi zbret në 5%. Ndërsa për femrat ky limit duhet të zvogëlohet me një të tretën, kurse fëmijët nën tre vjeç duhet të limitohen në 25 gram sheqer industrial.

  
Në këtë analizë përfshihen të gjitha llohet e sheqerit industrial që mund të fshihen edhe në ushqime që nuk dyshojmë aspak, si kosi apo llojet e ndryshme të sallatave.
“Ka shumë sheqer industrial të fshehur në ushqimet tona. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ëmbëlsirat. Për momentin etiketat paraqesin vetëm sheqerin në përgjithësi, pa theksuar se sa është sasia reale e sheqerit industrial. Por FDA-ja (Food and Drug Administration) po përpiqet që të ndrrojë rregullat për të ndihmuar konsumatorin”, thekson për New York Times, Frank Hu, një nga autorët e këtij kërkimi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF