KreuCelebrity

Lajm i mirë nga kryeministria?? Masat kanë pasur rezultat!!

Kryeministri Edi Rama bëri një pohim shpresëdhënes në News 24. Ai foli për një model statistikor që është bazuar në vend pas 20 infektimeve të para, dhe sipas tij, jemi mirë, sepse masat e izolimit u morën shpejt.

“Shkeljet na acarojnë të gjithëve, por janë minimale me atë që po bën shumica e popullsisë. Ne po bëjmë diçka fantastike deri tani, por duhet të shtrëngohemi dhe t’i eliminojmë nëse duam të shmangim katastrofën”, tha ai.

A do të ashpërsohen më tej këto masa? “ Jemi në pak vende që kanë shkuar deri në fund, mund të bëjmë ndonjë shtrëngim. Por nëse i zbatojmë këto do t’ia hedhim jo me aq shumë humbje jetësh dhe vuajtjesh sa të tjerët. Është koha për t’u zgjuar dhe në 5.6.7, dhe për të mos pritur orën 11 për të shkuar për të marrë një shërbim. Nëse bombat do të ishin reale s’do rrinte njeri të diskutonte orarin, por do të mblidhte mendjen dhe do të dilte nga shtëpia 1 herë në javë. Për të bërë pazar jo sikur je me pushime, por për të ngrënë sikur je në luftë. 99.9% e popullit po sillet korrekt”, ka deklaruar Rama.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF