KreuStil Jetese

Në vetizolim, ballkoni shndërrohet në vendin më të shtrenjtë!

Në vetizolim, ballkoni shndërrohet në vendin më të

Para se të filloja izolimin, ikja ime nga “realiteti” në shtëpi ishte ballkoni! Pas mbylljes në shtëpi për më shumë se një jave tashmë, krijova tempullin tim në ballkon. E kam mobiluar atë me një karrige të vogël plazhi dhe një shtresë të butë prej pelushi që i ngjan barit, ku vendos kompjuterin tim dhe nganjëherë këmbët. Këtu gjej një moment të qetë dhe një pjesë lumturie. Ajo ka qenë gjithashtu një mënyrë për të biseduar me njerëzit ballë për ballë dhe gjashtë metra larg: Disa ditë më parë, kur nuk kisha folur me një person tjetër përveç familjes, e përdora atë si një vend për të biseduar me fqinjin tim të katit të dytë.

Ndërsa COVID-19 është përhapur, duke kërkuar distanca sociale dhe politika strehimi, banorët nëpër botë kanë përdorur ballkonin si një vend për të marrë ajër të pastër dhe natyrisht, të komunikojnë me njëri-tjetrin. Ka pasur qindra video që tregojnë italianë të karantinuar duke kënduar së bashku nga ballkonet e tyre. Këtë javë të kaluar, Washington Post bëri një përmbledhje të plotë: DJ-të luanin grupe në qytetet italiane të Palermo dhe Siçili. Tenori italian Maurizio Marchini këndoi opera nga ballkoni i tij në Firence. Pak ditë më parë më dërguan një video përmes Whatsapp nga ballkoni i dikujt, duke treguar qytetin ë zbrazët më sfond të një zëri të këndshëm të një gruaje duke kënduar!

Arratisjet nga realiteti, çatitë dhe ballkonet po bëhen shenjtërore të ajrit të pastër larg nga kufijtë e shtëpisë – jo më vetëm për mua. Vetëm dje, redaktori i mediave sociale Vogue postoi një video të një djali në çatinë e tij, duke luajtur një lojë! Cdo ditë në lagjen time, kam filluar të shoh më shumë njerëz që dalin nga dritaret e tyre për të zgjatur këmbët, për të lexuar një libër ose për të ngrënë.
Mund t’ja dalim, e bindur! Gjeni dhe ju një mënyrë për t’u arratisur brenda shtëpisë suaj. Çdo gjë është psikologjike në gjetjen e paqes së brendshme!

Përshtatur nga Vogue

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF