KreuCelebrity

Tragjedia që po konsumohet në Spanjë: nuk ka shtretër, pacientët shtrihen në korridor! Ushtria gjen të moshuar të vdekur në shtëpi!

Pas Italisë, është Spanja ajo që po përballet me një makth të vërtetë prej koronavirusit: numri i të prekurve atje ka mbërritur në gati 33,100, ndërsa tragjik është edhe bilanci i vdekjeve: rreth 2, 200 viktima.

Ministrja e mbrojtjes, Margarita Robles, deklaroi se pjesetarë të Njësisë së Emergjencave Ushtarake kanë gjetur trupa të pajetë gjatë kontrolleve të tyre.

“ Ushtria ka zbuluar disa njerëz të moshuar të vdekur në shtretërit e tyre; ishin vetëm e të braktisur”, tha ajo. Robles shtoi se trajtimi cnjerëzor nuk do të tolerohet dhe kush nuk zbaton detyrimet  e veta, do të përballet me ligjin.

Ndërkohë dramatike janë edhe pamjet që mbërrijnë nga spitalet spanjolle. Numri I të prekurve është aq I lartë, sa strukturat spitalore nuk e përballojnë dot, dhe në filmime, njerëzit shihen të shtrirë edhe nëpër korridore, në pritje që mjekët të kujdesen për ta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF