KreuStil Jetese

Dolën në punë në ditët e koronavirusit, sipërmarrësi i rrit rrogën punonjësve!

Frika është e madhe në një kohë të tillë, kur armiku është një virus për të cilën as ekspertët nuk dijnë shumë, e që ka mbërritur tashmë pothuajse në cdo cep të botës. Izolimi në shtëpi është I vështirë, por edhe më të vështirë e kanë personat që edhe në një kohë të tillë, janë të detyruar të punojnë.

Sipërmarrësi italian Giovanni Rana e vlerësoi sakrificën e punonjësve të tij. Pronari I kompanisë me të njëjtin emër që prodhon makarona të freskëta, vendosi t`I rrisë me 25% rrogën 700 punonjësve të tij për muajt mars dhe prill.

Shuma që do të shpenzojë në total, është 2 milionë euro.

“ Këta njerëz po garantojnë vazhdimin e furnizimit ushqimor gjatë emergjencës së Covid 19”, tha ai. Përpos rrogës, është parashikuar dhe një pagesë ekstra prej 400 eurosh për shpenzimet e dadove të fëmijëve, si dhe p

olicë sigurimi në rast se preken nga koronavirusi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF