Kina po merr frymë pa maska; pas dy muajsh izolim, njerëzit dalin lirshëm në rrugë!

Ashtu siç po ndodh me gjithë botën, Kina dhe kryeqendra e shpërthimi të Covid-19 Wuhan u ‘paralizua’ për dy muaj, për të luftuar me virusin e padukshëm.

Por ndërsa pjesa tjetër e botës, sapo e ka nisur këtë luftë, Kina ka nisur të marrë frymë lirisht pa maska.
Çdo ditë po regjistrohen shumë pak raste të infekuar me Covid-19 në vendin e ‘Dragoit’ dhe rastet janë të gjitha të importuar nga shtetasit kinez që kthehen nga vendet e tjera në shtëpitë e tyre.


Pas dy muajsh izolim tashmë në Kinë njerëzit do të jenë të lirshëm të vijojnë jetën e tyre normalisht që prej datës 8 prill.
Mjekët që edhën për të ndihmuar qytetin e Wuhan, tani po kthehen në shtëpitë e tyre të origjinës, të përcjellë me duartrokitje.


Pas dy muajsh, në krahinën e Hubei në Kinë është rikthyer normaliteti. Autoritetet e vendit thanë se nga data 8 prill do të jetë e mundur që njerëzit të lëvizin lirshëm në kryeqytetin Wuhan i cili ishte bllokuar nga masat e qeverisë së Pekinit që nga 23 janari.

Previous ArticleNext Article