KreuStil Jetese

Në pritje për t’u bërë prindër, çifti i njohur martohet në fshehtësi

Aktorja Michelle Williams dhe partneri i saj regjisor Thomas Kail thuhet se së fundmi janë martuar.

Një burim i afërt i çiftit, që janë në pritje për t’u bërë prindër të fëmijës së tyre të parë, i tha UsWeekly të hënën se ata kanë lidhur kurorë në fshehtësi.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi DailyMail shkroi se dyshja është fotografuar me atë që dukeshin si unaza martese, ndërsa takoheshin me miqtë e tyre në New York.

Nukd dihen informacione më të detajuara për ceremoninë e tyre private e organizuar në fshehtësi të plotë.

Fituesja e çmimit Oscar u fejua me Kail në dhjetor të vitit të shkuar, në kohën kur përflitej se ajo ishte duke pritur fëmijët e parë me regjisorin.

“Ata janë shumë të lumtur dhe të entuziasmuar që do të presin në jetë një fëmijë”- tha burimi në muajin Janar.

Burimi shtoi se Williams “shpresonte të martohej” me partnerin e saj përpara se bebi të vinte në jetë.

Aktorja 39-vjeçare dhe regjisori 43-vjeçar janë njohur në sheshxhirim, ndërsa punonin bashkë për miniserialin që mbajti premierën në Prill të 2019-ës.

Ndërsa regjisori do të bëhet baba për herë të parë, ndërsa Michelle është tashmë mama e një vajze 14-vjeçare të quajtur Matilda.

Vajza adoleshente është fryt i historisë së dashurisë së aktores me aktorin e ndjerë Heath Ledger, që ndërroi jetë në 2008-ën nga një overdozë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF