KreuCelebrity

Nuk mjaftoi koronavirusi: në Kinë vdes një pacient nga hantavirusi i përhapur prej minjve!

Covid 19 që ka gjunjëzuar Italinë e po mundon dhe mjaft vende të tjera nëpër botë, origjinën e pati në Kinë.

Por ndërsa Kina vetë sot ka shpëtuar prej tij, prej andej mbërriti një tjetër lajm frikësues: një person humbi jetën nga një tjetër virus. Ai quhet hantavirus dhe përhapet nga minjtë, thotë TCH.

Viktima ishte në province Yunanit. 32 persona të tjerë që ndodheshin në një autobus me të, i janë nënshtruar menjëherë analizave. Në këtë situatë, nuk është cudi që një njoftim I tille shkaktoi shpejt panik. Por edhe pse disa media të huaja e quajtën virus të ri, në fakt hantavirusi është ekzistues.

Ka pasur një rast të tij që në 1978-tën në Korenë e Jugut, dhe në vitin 1981, sëmundja nisi të njihej si  “ ethet e minjve” , apo ethe hemoragjike, e përhapur më së shumti në zona ku ka brejtës të egër. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje  muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF