Rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë!

 

Në vetëm një javë që prej shfaqjes së rastit të parë me Covid-19 në Kosovë, numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm.

Deri pasditen e ditës së djeshme (e hënë 23 mars), në Kosovë kishte 31 pacientë të infektuar me Koronavirus, ndërsa vetëm pak orë më vonë numri është dyfishuar dhe ka shkuar në 61 persona të prekur.

Sipas njoftimit zyrtar, nga Insituti i Shëndetit Publik në Kosovë janë konfirmuar mbrëmjen e së hënës 26 raste të reja në vend, duke e çuar në 61 numrin e personave të prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë që Kosova ka shënuar edhe viktimën e parë nga Covid-19.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article