KreuCelebrity

Vetëvritet infermierja 34 vjecare, ishte infektuar me koronavirus!!

Në vijën e frontit kundër koronavirusit, trysnia eshte e jashtezakonshme, e disa nuk durojne dot. Infermierja 34 vjecare Daniela Trezzi, nga Monza e Italisë, i dha fund jetës duke shkaktuar një tronditje të madhe në radhët  e kolegëve, por edhe shumë njerëzve të tjerë.

Mediat italiane thonë se Daniela, që punonte në njësinë e terapisë intensive, kishte rezultuar pozitive ndaj Covid 19.

Askush nuk e thotë dot me siguri se cilat ishin arsyet që e shtynë drejt aktit ekstrem. Por shokë dhe të afërm të saj tregojnë se infermierja jetonte me frikën se mund të kishte infektuar njerëz të tjerë. Një episod i ngjashëm ndodhi javën e kaluar në Venecia, dhe në mes, sërish ishte koronavirusi. Mjekt dhe infermierët në Itali po përballen me një stres të jashtëzakonshëm për shkak te epidemisë së paprecedent, e cila në fakt, e gjeti të gjithë botën të papërgatitur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF