KreuStil Jetese

40 vjecari i tmerruar në terapi intensive: “Më vdiqën dy vetë para syve, merreni seriozisht”!!

Kishte menduar se do të ishte më e lehtë, dhe se do të mund ta kalonte vetë sëmundjen në shtëpi. Ndaj, edhe kur iu shfaqën simptomat e koronavirusit, 40 vjecari Jozef Wallis, sportiv dhe I shëndetshëm, kishte qëndruar një javë në shtëpi. Por gjendja e babait të dy fëmijëve u rëndua ndjeshëm dhe ai përfundoi në terapi intensive.

Atje përjetoi tmerrin, pasi pa dy persona të ndërronin jetë përpara syve të tij për shkak të komplikacioneve që i kishte shkaktuar COVID-19.

“I pashë dy pacientë të vdisnin përpara meje. Një tjetër burrë plak ishte në intubim, por më pas nuk e pashë më, dhe infermierja më tregoi se kishte vdekur. Një tjetër ishte në terapi intensive por nuk ia doli gjithashtu. Ne duhet ta marrim seriozisht këtë situatë. Nuk mund të shkosh në festë ose të takohesh me miqtë e tu. Ndryshe shumë njerëz do të vdesin”, është shprehur ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF