Festë në familjen presidenciale/ E gjithë familja përqafuar për 51-vjetorin e Ilir Metës

Presidenti i vendit Ilir Meta ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij.

Kreu i shtetit ka celebruar 51-vjetorin e ditëlindjes me një festë private familjare se bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët. Të ndodhur të izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19, familja presidenciale po qendron bashkë edhe për festën e babi Ilirit.

Bora, Era dhe Besari së bashku me prindërit politikanë janë mbledhur rreth tavolinës dhe një foto të të gjithëve bashkë të përqafuar rreth tavolinës e tortës së bërë në shtëpi, na e ka servirur zonja e shtëpisë, Monika Kryemadhi që e ka shoqëruar postimin me fjalët:

Nuk mund të mbyllej ndryshe kjo ditë. I fikëm qirinjtë bashkë 15vs51”- shkruan kryetarja e LSI-së.

Previous ArticleNext Article