Megjithë izolimin e koronavirusit, Anxhela Peristeri e mori  dhuratën për ditëlindje!

Në këto kohë të vështira, të cilat i rëndon nga njëra anë stresi i virusit që është nëpër këmbë, e nga ana tjetër edhe izolimi vetë, janë disa momente që duken sikur nuk kanë të njëjtën vlerë nëse nuk kalohen me miqtë. Ditëlindjet janë një prej tyre. Anxhela Peristeri e festoi një ditë më parë, por ndërsa urimet padyshim vërshuan, këngëtares nuk I kanë munguar as dhuratat.

Ajo që e ka gëzuar pamasë ishte buqeta me tulipanë e Era Rusit.

“Uroj të dalim sa më shpejt nga karantina dhe të festojmë së bashku. Përqafime në distancë”, shkruante ajo në kartolinën e vogël shoqëruese. Anxhela e postoi menjëherë foton në rrjetet sociale, duke e falenderuar Erën nga zemra.

Previous ArticleNext Article