KreuStil Jetese

Një postim ndryshe nga doktor Tritan Kalo: Pak optimizëm gastronomik në kohë kovidiane!

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka qenë tejet aktiv në rrjete sociale këto ditë, duke qenë sa më pranë publikut nëpërmjet këshillave e informacioneve të vlefshme rreth Covid-19.


Postimi i fyndit i mjekut të njohur ishte i pazakontë krejt ndryshe nga postimet e tij të mëparshme dhe siç  edhe vetë ai është shprehur, Kalo ka dashur të na japi pak optimizëm gastronimik, duke ndarë me ndjekêsit një recetë trahanaje me produktr 100% shqiptare.

Postimi i mjekut:

“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.
Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF