“Raki, hudhra, ullinj”, këshillat e Monika Kryemadhit për forcimin e imunitetit!

Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe e shoqja, liderja e LSI, Monika Kryemadhi janë përballur me izolimin për shkak të koronavirusit. Por si i kalon ditët në karantinë cifti presidencial? Monika e tregoi tek “ Ftesë në Pesë” ku rrëfeu “recetën” e tyre për rritjen imunitetit.

“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj pasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë,”- rrëfeu ajo. Më tej shtoi se I ka hyrë gatimit, po cfarë recetash po përdor më shumë?

“Një gotë qumësht i nxehtë me një lugë mjalt është shumë i mirë për të rritur sadopak imunitetin. Po gatuaj më shumë receta dibrane se sa skrapari. Dibranët i kanë me shumë kalori. Jufka nuk kam bërë sepse kanë shumë karbohidrate. Kam përdorur shumë mishin, hudhrat, qepën, fasulen, thierza që janë elementë të jetës së përditshme. Bylmetin e kam rralluar pak për shkak se nga mjekët sugjerohet për të mos ngrënë gjëra të ftohta, duke pasur pasrasysh që virusi qëndron në gjëra të fohta. Tek gatimet  e mishit i bëj i cik dibrane i cik nga Skrapari, i fusim ndonjë oksidentale, pak kumbulla për ti bërë si më ndryshe. Tani do ishte shumë e mirë kumbulla jeshile.  Është një recete me mish keci, kumbulla jeshile dhe me qepë të njoma , me kopër dhe majdanoz. Por nuk na janë bërë kumbullat jeshile sepse më duket se i kanë frikën koronavirusit, janë fshehur dhe kumbullat,”- ka thënë Monika.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article