Videoja që po bën namin në rrjet: programi italian e parashikoi koronavirusin para 5 vjetësh!

Në 2015-tën, emisioni shkencor  “Leonardo” fliste për një virus që po krijohej në Kinë, e që atëherë, ndoshta mund të dukej pak si fantashkencë e gjithë ajo cfarë po thuhej. Por sot ngjason me nje profeci të frikshme, ose sipas disave, ndoshta me “kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar”.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një super-virus të mushkërive nga lakuriqët dhe minjtë. Ai është i nevojshëm vetëm për qëllime studimi, por ka shumë shqetësime. A ja vlen rreziku? Është një eksperiment i sigurt, por shqetësoi shumë shkencëtarë, pasi një një grup studiuesish kinezë “shartuan” një proteinë të marrë nga lakuriqët me virusin Sars dhe pneumoni akute të marra nga minj, duke krijuar një super-virus që mund të prekë njerëzit. Mbetet i mbyllur në laboratore, sigurisht. Ai shërben vetëm për arsye studimi, por ia vlen të ndërmarrësh një rrezik, të krijosh një kërcënim kaq të madh, thjesht që të mund ta ekzaminosh”, thuhej në atë emision, që sot është bërë viral pasi publikimit nga ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. Në emision theksohej se virusi dëmtonte traktin respirator të njeriut. Që pas shpërthimit të Covid 19 në Wuhan të Kinës, dolën shumë shpejt disa teori konspiracioni, sipas të cilave, virusi i frikshëm kishte dalë në fakt, nga laboratori I patogjenëve të rrezikshëm që gjendet pikërisht në këtë qytet.

Previous ArticleNext Article