Koronavirus i merr jetën legjendës së jazz-it botëror!

Këngëtari dhe saksofonisti me famë botërore, Manu Dibango ka ndërruar jetë nga infektimi me koronavirus në moshën 86-vjeçare ne Francë.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar për mediat të martën menaxhmenti i artistit duke thënë:

Me trishtim të thellë bëjmë me dije humbjen e Manu Dibango që ndërroi jetë në 24 Mars në moshën 86-vjeçare për shkak të Covid-19”– shkruhet në njoftimin e publikur në faqen zyrtare në Facebook.


Dibango, i lindur në Camerun, erdhi në Francë në fillim të viteve ‘50 dhe studioi zhaz dhe saksofon në Reims, ku nisi të luante edhe në klube të ndryshme.

Në fund të viteve 1960, Dibango firmoi grupin e tij, luajti me një varg muzikantësh francezë dhe në 1972 ai pati hitin e tij më të madh “Soul Makossa’’, një këngë që i solli atij sukses ndërkombëtar dhe që u interpretua edhe nga shumë artistë të tjerë.

Në vitin 2010, Dibango mori “medalje nderi” në Francë. Artisti u diagnostikua me koronavirus në fillim të këtij muaji dhe nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes që ka tronditur botën.

Previous ArticleNext Article