KreuStil Jetese

Futbollisti i kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e 28-vjeçarit, Arbnora ka sjellë në jetë një djalë, që çifti ka vendosur ta quaj Klevis.

Ka qenë vet Xhaka ai që e ka dhënë lajmin e bukur me anë të një fotoje të postuar në Instagramin e tij ku prindërit e rinj bashkojnë duart me vogëlushin e tyre të porsalindur.

Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”, shkruan futbollisti në foton e ëmbël të familjes.

Xhaka dhe Arbnora janë bashkë prej disa vitesh dhe e kurorëzuar lidhjen e tyre në janar të këtij viti.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF