KreuCelebrity

Giorgio Armani “konverton” fabrikat për koronavirusin: do të prodhojnë veshje spitalore një përdorimshme!

Për emergjencën e koronavirusit, mbërrin dhe kontributi i stilistit Giorgio Armani, ikonë e modës italiane në të gjithë botën: grupi Armani njoftoi se të gjitha impiantet e tij të prodhimit në Itali do të prodhojnë veshje spitalore një përdorimshme, të destinuara për mbrojtjen e stafit mjekësor që është duke u përballur me këtë armik të madh të botës sot.

Ditë më parë, gjigandi I modës kishte vendosur të bënte dhe një donancion të majmë financiar për spitalet e Bergamos, Piacencës dhe Versilias. Në total, shuma e dhuruar prej tij shkon në 2 milionë euro.

Armani i dërgoi së fundi një letër gazetave më të mëdha italiane, përmes të cilës falenderonte punonjësit e shëndetesisë për sakrificat e tyre. “ Është prekëse t`ju shohësh të impenjuar në punën tuaj mes vështirësisht dhe sforcimesh të mëdha që tashmë i njohim të gjithë. Por është mbi të gjitha prekëse t`ju shikojmë duke qarë”, shkruante ai, duke shtuar : “Jam aty pranë jush”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF