Ish banori i Big Brother identifikohet me koronavirus!

Koronavirusi nuk bën dallim; sëmundja ka prekur dhe ish banorin e Big Brother Albania 5, djaloshin nga Kosova të vlerësuar si për fizikun, ashtu dhe për ciltërsinë, Petrit Bylykbashi. Ai e ka bëri vetë njoftimin përmes një postimi në Facebook.

“Te dashtunit e mi. Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus. Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme. Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket. Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia. Ju dua shumë”, ka shkruar Petriti, duke dëshmuar kështu një ndjenjë të lartë qytetarie, sepse në momentet që është në vështirësi vetë, ai sërish mendon dhe për të tjerët.

Miqtë dhe ndjekësit i kanë përcjellë menjëherë dëshirën e tyre për një shërim të shpejtë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article