KreuCelebrity

Koronavirus shkakton dhimbje në familjen e Enrique Iglesias; vdes njeriu i dashur i artistit!

Covid-19 po shkakton dhimbje anekënd globit, teksa numri i të infektuarve dhe viktimave rritet me shifra alarmante çdo ditë.


Virusi Covid-19 nuk ka kursyer as familjen e këngëtarit Enrique Iglesias, pasi njerku i tij 83 vjeçar u nda nga jeta ditën e djeshme për shkak të pneumonisë së shkaktuar nga ky virus.


Nëpërmjet një statusi në instagram Iglesias ka bërë thirrje të qëndrojmë në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta mposhtim këtë virus.

“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emergjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!”, shkruan këngëtari ne Instagram.

Kujtojmë se pas Italisë, Spanja zë vendin e dytë për numrin më të madh të vdekjeve dhe të të prekurve nga Koronavirusi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF