KreuFashion

Koronavirus ‘shkatërron’ Netflix!

Mes pandemisë së Covid-19, pothuajse e gjithë bota është kyçur në shtëpi. Një pjesë e mirë e njerëzve kohën e lirë që tashmë e kanë me bollëk, e kalojnë duke parë filma, seriale e dokumentarë në platformën Netflix.


Kēto ditë Netflix ka regjistruar numrin më të madh të shikuesve që ka patur ndonjëherë dhe kjo ka qenë arsyeja që platforma prej së martës ka shfaque probleme teknike tek shumë përdorues, që nuk kanë mundur të futen në llogaritë e tyre. Në këto raste në platformë shkruhet: “Error NSES” që do të thotë se një problem teknik ju pengon të merrni shërbimin e kërkuar në Netflix.

Telefonatat dhe ankesat në departamentin e kujdesit ndaj klientit kanë qenë tē shumta, dhe drejtuesit e platformës u kanë kërkuar falje përdoruesve, por duke i kërkuar edhe pak mirëkuptim.

“Teknikët tanë po punojnë sa munden nga shtëpia dhe kjo e bën pak të vështirë marrjen e një mbështetje teknike të shpejtë. Fluksi i shikuesve është shumë më i madh se zakonisht”; ka sqaruar faqja zyrtare e Netflix.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF